Nga Hidroizolimi te Aplikimi: Çfarë Mësuam te Konstruktori
Në kuadër të masterklasës Materialet në Arkitekturë, kandidatët e Adpt. Academy vizituan Konstruktori për të eksploruar nga afër zgjidhjet për hidroizolim, shtresat bazë dhe ngjitësit, si dhe për të kuptuar më mirë karakteristikat, aplikimin dhe përzgjedhjen e tyre në praktikë.

Në kuadër të masterklasës Materialet në Arkitekturë, kandidatët e Adpt. Academy vizituan Konstruktori, distributor i autorizuar i MAPEI në Kosovë, për t’u njohur nga afër me materialet dhe zgjidhjet që përdoren në sistemet e izolimit.

Gjatë vizitës, fokusi ishte te hidroizolimet, shtresat bazë, ngjitësit dhe materialet plotësuese të nevojshme për mbrojtjen dhe përfundimin e elementeve të ndërtesës. Kandidatët patën mundësinë të shohin produktet nga afër dhe të diskutojnë për karakteristikat teknike, mënyrën e aplikimit dhe kriteret që ndikojnë në përzgjedhjen e materialit në varësi të kërkesave të projektit.

Konstruktori është kompani e specializuar në hidroizolime, sanimin dhe përforcimin e strukturave të betonit dhe injektime në beton, ndërsa ofron edhe zgjidhje për mbrojtjen, riparimin dhe mirëmbajtjen e
strukturave. Kompania është Distributor i Autorizuar i MAPEI për Republikën e Kosovës që nga viti 2002.

Faleminderit ekipit të Konstruktori për mikpritjen dhe për ndarjen e njohurive me kandidatët tanë.
Etiketa
Artikuj të tjerë

Si Integrohet Ndriçimi në Enterier? Vizitë në Lighthouse Studio
Kandidatët e masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit në Adpt. Academy eksploruan zgjidhjet e ndriçimit dhe rolin e tyre në dizajnin e hapësirave gjatë vizitës në Lighthouse Studio.
Lexo më shumë →
Bisedë Me Hyllus Architects: Një Perspektivë Mbi Arkitekturën e Qëndrueshme
Në kuadër të masterklasës “Arkitektura e Qëndrueshme”, pjesëmarrësit vizituan Hyllus Architects për të njohur nga afër qasjen e studios ndaj projektimit, kontekstit dhe qëndrueshmërisë.
Lexo më shumë →
Një Ditë Me NOMMA Studio: Bisedë Mbi Dizajnin Dhe Praktikën
Një ditë me NOMMA Studio, ku kandidatët e Adpt. Academy u njohën nga afër me mënyrën se si ekipi mendon, zhvillon dhe punon me projektet e dizajnit.
Lexo më shumë →