Një Ditë Me NOMMA Studio: Bisedë Mbi Dizajnin Dhe Praktikën
Një ditë me NOMMA Studio, ku kandidatët e Adpt. Academy u njohën nga afër me mënyrën se si ekipi mendon, zhvillon dhe punon me projektet e dizajnit.

Në kuadër të masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit, kandidatët e Adpt. Academy vizituan NOMMA Studio, një studio e arkitekturës dhe dizajnit të enterierit me bazë në Prishtinë.
Gjatë vizitës, ekipi i NOMMA Studio ndau me kandidatët më shumë rreth mënyrës se si i qasen projekteve të tyre, procesit të dizajnit dhe mënyrës se si zhvillohen idetë, trajtohen problematikat dhe merren vendimet gjatë punës.

Kandidatët patën gjithashtu mundësinë të shihnin nga afër ambientet e studios dhe të njiheshin me hapësirën ku zhvillohet puna e përditshme e ekipit.

NOMMA Studio punon në projekte të arkitekturës dhe dizajnit të enterierit në Kosovë dhe jashtë saj, në fusha të ndryshme si hospitality, wellness, retail, banim dhe hapësira komerciale. Ndër projektet e tyre janë MATISSE, Matisse X, Ysabel Society dhe RITA’s, si dhe projekte në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.

Vizita ishte një mundësi për kandidatët që të shihnin më nga afër një studio profesionale dhe të kuptonin më mirë se si duket puna në praktikë, përtej asaj që mësohet në klasë.
Jemi të lumtur që NOMMA Studio është partner i Adpt. Academy dhe që kandidatët tanë patën mundësinë të njihen nga afër me ekipin dhe qasjen e tyre ndaj dizajnit.
Etiketa
Artikuj të tjerë

Si Integrohet Ndriçimi në Enterier? Vizitë në Lighthouse Studio
Kandidatët e masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit në Adpt. Academy eksploruan zgjidhjet e ndriçimit dhe rolin e tyre në dizajnin e hapësirave gjatë vizitës në Lighthouse Studio.
Lexo më shumë →
Bisedë Me Hyllus Architects: Një Perspektivë Mbi Arkitekturën e Qëndrueshme
Në kuadër të masterklasës “Arkitektura e Qëndrueshme”, pjesëmarrësit vizituan Hyllus Architects për të njohur nga afër qasjen e studios ndaj projektimit, kontekstit dhe qëndrueshmërisë.
Lexo më shumë →
Qëndrueshmëria në Procesin e Projektimit: Vizitë në LSN+Partners
Në kuadër të Masterklasës Arkitektura e Qëndrueshme, pjesëmarrësit e Adpt. Academy vizituan LSN+Partners për të parë nga afër se si parimet e qëndrueshmërisë aplikohen në projekte reale.
Lexo më shumë →