Përpunimi i Gurit Natyror për Enterier: Vizitë në Terrastone Kosova
Në kuadër të masterklasës “Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit”, pjesëmarrësit e Adpt. Academy vizituan Terrastone Kosova për të parë nga afër përpunimin e mermerit, granitit dhe gurëve natyrorë.

Nga banakët dhe shkallët te dyshemetë dhe veshjet, guri natyror përdoret në shumë prej elementeve të një projekti enterieri. Për arkitektët dhe projektuesit, njohja me materialin dhe mënyrën e përpunimit të tij është pjesë e rëndësishme e procesit të projektimit.

Pikërisht për këtë, në kuadër të masterklasës “Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit”, pjesëmarrësit e Adpt. Academy vizituan Terrastone Kosova, ku u njohën nga afër me procesin e përpunimit të mermerit, granitit dhe gurëve natyrorë.

Nga prerja dhe trajtimi deri te përgatitja e materialit për projekt, vizita solli në fokus proceset që qëndrojnë pas një materiali që në projekt shpesh shihet vetëm si sipërfaqe e përfunduar. Me linjë moderne dhe të automatizuar prodhimi, teknologji nga BRETON dhe PROMETEC, si dhe një përzgjedhje të gjerë mermerësh e granitesh, Terrastone Kosova lidh përpunimin e materialit me kërkesat konkrete të projekteve.

Jemi mirënjohës që Terrastone Kosova është partner i Adpt. Academy dhe që përmes këtij bashkëpunimi mundëson përvoja që e sjellin procesin e projektimit më afër praktikës.
Etiketa
Artikuj të tjerë

Si Integrohet Ndriçimi në Enterier? Vizitë në Lighthouse Studio
Kandidatët e masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit në Adpt. Academy eksploruan zgjidhjet e ndriçimit dhe rolin e tyre në dizajnin e hapësirave gjatë vizitës në Lighthouse Studio.
Lexo më shumë →
Bisedë Me Hyllus Architects: Një Perspektivë Mbi Arkitekturën e Qëndrueshme
Në kuadër të masterklasës “Arkitektura e Qëndrueshme”, pjesëmarrësit vizituan Hyllus Architects për të njohur nga afër qasjen e studios ndaj projektimit, kontekstit dhe qëndrueshmërisë.
Lexo më shumë →
Koordinimi i Instalimeve HVAC në Projekt: Vizitë te Eng Office
Në kuadër të masterklasës “Mbikëqyrja dhe Menaxhimi i Projekteve”, kandidatët e Adpt. Academy vizituan Eng Office për të diskutuar zhvillimin e fazave inxhinierike dhe koordinimin mes arkitekturës dhe makinerisë.
Lexo më shumë →