ADPT Academy
Të gjitha lajmet
Industria··1 min lexim

Si Integrohet Ndriçimi në Enterier? Vizitë në Lighthouse Studio

Kandidatët e masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit në Adpt. Academy eksploruan zgjidhjet e ndriçimit dhe rolin e tyre në dizajnin e hapësirave gjatë vizitës në Lighthouse Studio.

Si Integrohet Ndriçimi në Enterier? Vizitë në Lighthouse Studio

Ndriçimi është një nga elementet që i jep karakter një enterieri. Përmes dritës, materialeve dhe kontrasteve, një hapësirë mund të transformohet, duke ndikuar në atmosferën, funksionalitetin dhe mënyrën se si përjetohet ajo.

Në kuadër të masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit në Adpt. Academy, kandidatët vizituan partnerin tonë Lighthouse Studio, për t’u njohur nga afër me zgjidhjet e ndriçimit për projekte të enterierit.

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit eksploruan produkte nga marka ndërkombëtare si Flos, Artemide, LedsC4 dhe Ideal Lux, si dhe mënyrën se si ndriçimi integrohet me materialet, mobilimin dhe konceptin e përgjithshëm të një hapësire.

Kjo përvojë praktike i afroi kandidatët me produktet dhe zgjidhjet që përdoren në realizimin e projekteve të enterierit, duke theksuar rëndësinë e ndriçimit si element funksional dhe krijues në dizajnin e hapësirave të brendshme.

Faleminderit Lighthouse Studio për mikpritjen dhe bashkëpunimin me Adpt. Academy në kuadër të masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit.

Artikuj të tjerë