Një Vizitë Plot Ngjyra dhe Tekstura në Kreativ Qeramika
Kandidatët e masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit vizituan Kreativ Qeramika për të eksploruar materiale, produkte dhe zgjidhje për projektet e enterierit.

Si ndikojnë materialet në mënyrën se si duket dhe funksionon një hapësirë? Kandidatët e masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit në Adpt. Academy patën mundësinë ta eksplorojnë këtë nga afër gjatë vizitës te partneri ynë Kreativ Qeramika.

Gjatë vizitës, kandidatët u njohën me koleksione të ndryshme të qeramikës, pajisje hidrosanitare dhe zgjidhje për montim, shtrim dhe izolim, përfshirë produktet e Kerakoll. Përmes materialeve, teksturave, formateve dhe përfundimeve të ndryshme, ata patën mundësinë të shohin më konkretisht se sa ndikojnë këto zgjedhje në karakterin dhe funksionin e një hapësire.
Me qindra koleksione dhe mbi 9,000 produkte, Kreativ Qeramika ofron zgjidhje për një gamë të gjerë projektesh — nga banjot dhe kuzhinat, te enterieret, eksterieret, tarracat, pishinat dhe hapësirat e punës. Koleksionet përfshijnë materiale me pamje të frymëzuara nga mermeri, guri, betoni, druri, metali, teraco dhe materiale të tjera.

Për kandidatët, kjo ishte një mundësi për t’i parë materialet përtej katalogut dhe për të kuptuar më mirë se si përzgjedhja e tyre lidhet me procesin real të projektimit dhe realizimit.

Jemi të lumtur që Kreativ Qeramika është partner i Adpt. Academy dhe që kandidatët tanë mund të përfitojnë nga këto përvoja praktike.
Faleminderit ekipit të Kreativ Qeramika për mikpritjen dhe për ndarjen e përvojës së tyre me kandidatët tanë.
Artikuj të tjerë

Lidhja mes Dizajnit dhe Prodhimit: Vizitë Praktike te Orendi
Kandidatët e masterklasës Ekzekutimi i Projekteve të Enterierit në Adpt. Academy vizituan partnerin tonë Orendi për të parë nga afër se si një ide e krijuar në projekt merr formë përmes procesit të dizajnit, prodhimit dhe realizimit të mobilieve të personalizuara.
Lexo më shumë →
Kandidatët e Adpt. Academy në vizitë profesionale te FRONT
Në kuadër të masterklasës “Materialet në Arkitekturë”, kandidatët e Adpt. Academy vizituan FRONT për t’u njohur nga afër me materialet, proceset e projektimit dhe zgjidhjet profesionale në fushën e fasadave.
Lexo më shumë →