ADPT Academy
Të gjitha lajmet
Industria··2 min lexim

Kandidatët e Adpt. Academy në vizitë profesionale te FRONT

Në kuadër të masterklasës “Materialet në Arkitekturë”, kandidatët e Adpt. Academy vizituan FRONT për t’u njohur nga afër me materialet, proceset e projektimit dhe zgjidhjet profesionale në fushën e fasadave.

Kandidatët e Adpt. Academy në vizitë profesionale te FRONT

Në kuadër të masterklasës “Materialet në Arkitekturë”, kandidatët e Adpt. Academy realizuan një vizitë profesionale te partneri ynë FRONT, me qëllim njohjen nga afër me proceset e punës, materialet dhe zgjidhjet teknike të përdorura në industrinë e arkitekturës dhe ndërtimit.

Gjatë vizitës, kandidatët patën mundësinë të njihen me aktivitetin e FRONT, kompani e specializuar në fasada të ventiluara, panele arkitektonike, mobilie të personalizuara për enterier, sisteme dyshemeje dhe veshje për ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Një pjesë e rëndësishme e vizitës ishte njohja me F Project, njësinë e specializuar të FRONT e fokusuar në projektimin, zhvillimin dhe realizimin e sistemeve të fasadave të ventiluara. Përmes prezantimeve profesionale dhe diskutimeve me ekipin, kandidatët mësuan më shumë rreth fazave të procesit, nga konceptimi dhe përzgjedhja e materialeve deri te implementimi i zgjidhjeve teknike në projekte reale.

Kjo përvojë u ofroi kandidatëve një perspektivë më të afërt me praktikën profesionale, duke i lidhur njohuritë teorike të fituara gjatë masterklasës me aplikimin e tyre në industri. Kontakti i drejtpërdrejtë me profesionistë dhe procese reale të punës është një nga elementet kryesore të qasjes së Adpt. Academy ndaj të mësuarit përmes praktikës.

Adpt. Academy falënderon ekipin e FRONT për mikpritjen, bashkëpunimin dhe ndarjen e eksperiencës profesionale me kandidatët tanë.

Artikuj të tjerë